Lajme

Serbia, keq punët me vizat

Deri në fund të këtij viti Parlamenti Evropian pritet që të marrë një vendim për rikthimin apo jo, të regjimit të vizave për Serbinë

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë duke e shqyrtuar mundësinë serioze për rikthimin e vizave për qytetaret e Serbisë për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve nga ky shtet. Deri në fund të këtij viti Parlamenti Evropian pritet që të marrë një vendim lidhur me këtë çështje. 

Madje, siç ka deklaruar raportuesja për Liberalizimin e Vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, mundësia për rikthimin e vizave për Serbinë. “Shumë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë atë”, ka thënë europarlamentarja Fajon. 

“Parlamenti Evropian është nën presion për të miratuar mekanizmin për rikthimin e vizave, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të miratohet deri në fund të vitit”, ka thënë Fajon gjatë konferencës për gazetarë në Parlamentin Evropian, raporton REL. Serbia, siç tha ajo, do ta ketë shumë të vështirë rikthimin në zonën e Shengenit, nëse i vendosen vizat. 

Në një situatë pak më të mirë gjendet Maqedonia, e cila gjithashtu ka marrë kritika nga BE për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve. Europarlamentarja Fajon ka thënë se në tetë muajt e parë të këtij viti, mbi 14,000 qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë kërkon azil në zonën e Shengenit, ndërsa rreth gjysma prej tyre janë nga Serbia. 

Ndryshe prej këtyre dy shteteve, Shqipëria po qëndron shumë mirë në këtë relacion. Qytetarët shqiptarë janë më të paktit në rajon që kërkojnë azil në vendet e BE-së.