Lajme
Serbia heq dorë nga marrëveshja për diplomat
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetueses Serbe, diplomat që janë marrë në UP para vitit 2008 njihen nga Beogradi, ndërsa ato pas pavarësisë nuk njihen
Marrëveshja për Pranimin e Diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në Bruksel në nëntor të vitit 2011 ndërmjet përfaqësuesve të të dyja shteteve, nuk po zbatohet. Këtë marrëveshje e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese Serbe, më 30 prill të këtij viti.
Dhe nga ajo periudhë studentët e Luginës së Preshevës që kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës pas shpalljes së pavarësisë, nuk u njihen diplomat.
Arife Jusufi, është diplomuar në Prishtinë për drejtësi, por në vendlindje në Preshevë, është e pa shkolluar. “Deri tani shumë herë kam provuar të punësohem, por nuk kam pasur sukses pasi pushteti aktual serb nuk bën njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës”, tha Arife Jusufi, citon TCH.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë dha mendim për marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe e shpalli atë si anti-kushtetuese. Mendimi i gjykatës nuk është future ende në fuqi, ndonëse vetëm politika mund ta zgjidh këtë problem.
Politikanët dhe aktivistët shqiptarë thonë se shumë familje kanë investuar te fëmijët e tyre, por ata ngelin të papunë dhe diplomat e tyre ngelen dëshmi për vetveten. “Është një presion ndaj kuadrove të rinj dhe është një formë e moderuar e përndjekjes dhe e dëbimit të trurit shqiptar nga territori i Luginës së Preshevës”, u shpreh Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.
Ndërsa aktivisti për të Drejtat e Njeriut, Valon Arifi thotë se ky vendim po ashtu si edhe vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë përbën shkelje të të Drejtave të Njeriut të studentëve që kanë përfunduar studimet në Kosovë.
“Është një problem që i takon bisedimeve që po zhvillohet mes shteteve, i cili deri sot ka qenë i dëmshëm për Kosovën, por edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, tha Arifi
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka reaguar menjëherë ndaj këtij vendimi duke apeluar te faktori ndërkombëtar, si dhe te Qeveria e Kosovës që të zbatohet Marrëveshja.
Sipas vendimit të Kushtetueses serbe diplomat që janë marrë në UP do të njihen vetëm nëse janë lëshuar para vitit 2008 dhe mbajnë vulën e UNMIK-ut.
Ndryshe, në nëntor të viti 2011 kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, dhe homologu i saj serb, Borko Stefanoviq, arritën një marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave. Marrëveshja u konsiderua e rëndësime kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët gjithmonë i kanë ndjekur studimet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











