Lajme
Serbia është e gatshme “ta lëshojë” Kosovën
Ndërsa tensioni ka rënë në kufirin verior të Kosovës, serbët në veri të ish-provincës ndihen të braktisur, madje edhe nga Beogradi.
Çdo mbrëmje, për një javë, Mile rri në barrikada. Ditën ai kujdeset për fermën e tij të vogël. Ky serb, dyzetvjeçar, jeton në Leshkë, një fshat pranë qytetit të Leposaviqit, në afërsi të kalimit kufitar të Jarinjës, në veri të Kosovës, një vend i kapluar nga zjarri nga disa serbë të zemëruar.
“Këtu më të tmerrshmja është, thotë ai, se nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja”. Njësitë speciale të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) janë tërhequr nga kufijtë veriorë, por ata do të kthehen”, thotë Mile. “Herët a vonë, ata do të kthehen, çfarë mund të bëjmë ne? Tragjedia jonë qëndron në faktin se ne nuk mund të llogarisim në askënd, madje as në Beogradin. “50.000 serbët që mëtojnë veriun e Kosovës janë të bindur se ata nuk kanë më të ardhme”.
Bashkimi me Serbinë
Sikur pothuajse të gjithë serbët e veriut të Kosovës, Mile është i bindur se Serbia është e gatshme “të lëshojë” Kosovën, në emër të integrimit evropian. “Shumë njerëz duan të marrin armët, por pse? Edhe nëse ne nxjerrim të gjitha armët që i kemi fshehur, pas djegies së municioneve tona, kush do të na furnizojë më tej”.
Për dymbëdhjetë vjet, Mile nuk ka qenë asnjëherë në jug të lumit Ibër, që shënon kufirin mes veriut serb të Kosovës dhe pjesës tjetër të kontrolluar nga qeveria e Prishtinës. “Unë nuk kam asnjë arsye për të shkuar atje”, thotë ai. “Nuk flas shqip, nuk shes as nuk blej ndonjë gjë në jug. Për mua, shteti që ata shpallen më 2008 nuk ekziston”. Dy bijat e tij shkollohen në qytetin e Rashkës, në Serbi, i cili gjendët edhe më afër fshatit e tij se sa Mitrovica.
Mile do të mbështeste aneksimin e zonës në fjalë me Serbinë, por ai nuk ka ndonjë iluzion: “Të gjithë duan të flasin për ndarje, duke thënë se kjo do të shkaktonte ndarjen e Bosnjës, Maqedonisë… Udhëheqësit e Beogradit nuk janë të gatshëm të angazhohen në këtë mënyrë: për ta, serbët e veriut të Kosovës janë vetëm piuna të shahut që luajnë në një lojë të madhe politike dhe diplomatike dhe që mund t’i sakrifikojnë në çdo moment”.
Pika kufitare e Jarinjës, e mbajtur tani nga ushtarët amerikanë të KFOR-it, ka mbetur e mbyllur nga e enjtja deri të dielën. Buka, qumështi dhe ilaçet filluan të mungonin në Mitrovicë, meqë kjo e fundit varet plotësisht nga Serbia për furnizimet e saj. Megjithatë, produktet e domosdoshme mund të kalojnë nëpër male pa hasur një polic të vetëm ose ushtar të KFOR-it. Prandaj edhe të shtunën kishte pothuajse një bllokim të trafikut në rrugët e lartpërmendura.
Trafiqe dhe festivale
Mile mban pesëmbëdhjetë derra, të cilat janë burimi kryesor i të ardhurave të tij. “Unë i shes në thertore të Leposaviqit dhe bëj një fitim prej 10 centi në kile, punoj për praktikisht asgjë”, thotë ai. “Këtu, për të fituar para, nuk duhet punuar, por të bëni diçka tjetër”, vështron ai duke pirë kafen e tij në tarracën e pompës së benzenit më të madh të Lesokut. “Për një natë, pronari i këtij stacioni ka lënë të kalojnë dhjetë tanke të benzenit në Jarinje”, thotë ai. Çdo tank paguan 8000 € për taksa, një shumë e mjaftueshme për të gjeneruar një fitim të bukur. “Trafikantët e çojnë mirë me të gjithë, qoftë me policinë serbe, apo me policinë shqiptare”, thotë Mile.
Në verë, në Mitrovicë, edhe pse ka barrikada, ka edhe koncerte rock dhe një festival jazz. Në dy rrugët qendrore vlojnë kafenetë, ku takohen të rinjtë që nuk kanë mundësi të shkojnë në pushime në Mal të Zi. Adoleshentët shëtisin deri në afërsi të urës mbi lumin e Ibrës, urë që shënon “kufirin” e këtij qyteti të ndarë.
Kur ka trazira, trupat e KFOR-it bllokojnë dy urat, gjë që nuk ndryshon diçka në përditshmërinë e banorëve, me që shumë pak janë ata që kalojnë urën. “Nxënësit e mi (15-vjeçar) nuk kanë qenë kurrë në anën tjetër, as në qytetin e Prishtinës, apo në qytete të tjera të Kosovës, për të cilat dëgjojnë vazhdimisht”, tregon një mësues.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














