Kosova
Serbia e quan “invazion imagjinar” alarmimin e Kurtit për afrimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën
Mësohet se mbrëmë, kryeministri Albin Kurti postoi një video ku alarmoi për afrimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Days ago, Serbia's president issued an open threat: They are waiting for the best possible opportunity to invade 🇽🇰. Today, Serbian Army units have been detected just meters away from our border. We are closely monitoring the situation for any attempt to cross into 🇽🇰 territory. pic.twitter.com/QXFi6RiIQm
— Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2024
Kurti tha se kjo afërsi e trupave serbe, në vetëm disa metra me kufirin e Kosovës, “nuk është normale”.
Por, ky shqetësim i Kosovës nuk po i duket i arsyeshëm shtetit të Serbisë.
Sekretari Shtetëror në ministrinë e mbrojtjes të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka thënë se kryeministri Kurti “po imagjinon një ivazion”, teksa thotë se këtë po e bën për të mbuluar “ngacmimin dhe represionin institucional të vazhdueshëm kundër serbëve që jetojnë në Kosovë”.
“Alarmizmi i pabazë i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, pasi shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë ‘pushtimi’ të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë”.
“Për të përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohen nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Pyetja e duhur për të bërë do të ishte se çfarë po bëjnë njësitet e militarizuara mono-etnike shqiptare të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, pasi vendosja e tyre e përhershme në zonë shkel Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Marrëveshjen e Brukselit dhe shumë marrëveshje të tjera”.
“Kjo video e veçantë e shpërndarë nga Kurti në fakt përfaqëson një patrullë të rregullt të kryer nga forcat tona përgjatë kufirit administrativ, të koordinuar ngushtë me KFOR-in, siç ndodh gjithmonë”, potencoi Staroviq në platformën X, ish-Twitter.
Ai ndër të tjera akuzoi kryeministrin Kurti për “okupim në stil ushtarak” të veriut të Kosovës, dhe për ndalim të serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri vitin e kaluar, ndonëse ky ishte vendim i vetë serbëve lokalë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










