Futboll
Serbia ankohet ndaj masave diciplinore të FIFA-s
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të dielën se Serbia si shtet nuk mund të reagojë ndaj faktit që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka iniciuar procedurë ndaj kombëtares së Serbisë sepse ato janë organizata sportive, por ai e ka vlerësuar këtë veprim si hipokrit, transmeton Beta në Serbi.
FIFA ka nisur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë e Serbisë ishte varur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes që Serbia luajti me Brazilin në Kupën e Botës.
Një fotografi e flamurit me mesazhin “Nuk ka dorëzim” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku.
Çeku, e përshkroi imazhin si veprim i përfaqësueses së Serbisë për të përdorur Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.
“Presim veprime konkrete nga FIFA duke pasur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është anëtare e plotë e FIFA-s dhe UEFA-s”, shkroi ai.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç , duke iu referuar nisjes së procedurave disiplinore ndaj përfaqësueses së Serbisë, tha se nuk ka asgjë fyese nëse dikush thotë “Nuk ka dorëzim”, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, me Kosovën pjesë të Serbisë, çfarë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë është ofenduese. Ky është një tregues se sa nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk e ndëshkonin Ukrainën kur thoshte se ‘Donbasi është i yni’ dhe ‘Krimea është e jona’, cili është dallimi”, pyeti Daçiq.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











