Lajme
Serbi, 74 për qind kundër pavarësisë së Kosovës
Edhe të rinjtë në Serbi nuk dallojnë në qëndrime nga të vjetrit. Sipas një sondazhi, 74 për qind e të rinjve nën 30 vjeç, janë deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës
Më shumë se 70 për qind të të rinjve në Serbi janë deklaruar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nëse ajo vihet kusht, ndërsa 26 për qind janë deklaruar kundër hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu të paktën thuhen në një sondazh që ka zhvilluar Faktor Plus.
Sipas sondazhit të kryer në mes të 25-29 prill, me një mostër prej 800 të rinjsh të moshës 18-25 vjeç, nëse do të organizohet sot një referendum gjithëpopullor në Serbi, del se 32 për qind e të rinjve janë për hyrjen e shtetit serb në Bashkimin Evropian, kundër 26 për qind, 17 për qind të pavendosur, ndërsa 25 për qind nuk do të votonin.
Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës për hir të anëtarësimit në BE, 74 për qind thanë “JO”, 16 për qind “PO”, ndërsa 10 për qind të të anketuarve janë në mëdyshje, raporton TG.
Po ashtu në mesin e pyetjeve ka qenë edh anëtarësimi i Serbisë në NATO. Qëndrimi ndaj kësaj pyetje ka qenë: 34 për qind janë për hyrjen në NATO, 30 për qind të pavendosur, ndërsa 21 për qind nuk do të votonin. Në këtë pyetje vetëm 15 për qind të të rinjve i thanë po anëtarësimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













