Kosova

Mediat serbe: Serbët vendosin barrikada në Kurshumli, bllokohet kufiri drejt Merdares

Siç raporton Radiotelevizioni publik serb, rreth 20 persona kanë vendosur barrikada në rrugën që shpie drejt pikës kufitare të Merdares.

Barrikada, siç raporton RTS-ja, është vendosur në anën e territorit serb, afër Kurshumlisë, e drejt Merdares , përcjell albinfo.ch.

Siç raporton ky medium, ata kanë vendosur një kamion dhe disa traktorë.

Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në njoftim të radhës dhe kanë bërë thirrje edhe tek personat e tjerë që t’i bashkohen protestës.

Ndërkohë raportohet për kolona të gjata në të dy anët e kufirit duke qenë se në asnjërën pjesë nuk është duke u zhvilluar komunikacioni.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Si pasojë e barrikadave në rrugët magjistrale që çojnë drejt vendaklimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, dy vendkalimet Bërnjak e Jarinjë tash e disa ditë janë të mbyllura.