Lajme
Serbët refuzojnë pjesëmarrjen, shkak Kosova
"Me të kuptuar se AKB-ja do të jetë në këtë konferencë, serbët kishin refuzuar pjesëmarrjen", thotë Agim Shahini, kryetar i AKB-së
Pjesëmarrja e Aleancës Kosovare të Biznesit në konferencën ndërkombëtare për ndërmarrjet publike me temën “Shteti si pronar – politika e pronësisë, ekzekutimi i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat”, në Lubjanë të Sllovenisë, ka bërë që shteti serb të refuzojë pjesëmarrjen në këtë takim.
“Prania e delegacionit nga Kosova, që ishim ne AKB-ja kishte hidhëruar Predrag Filipovin, ambasadorin e Serbisë në Slloveni. Dhe me të kuptuar se AKB-ja do të jetë në këtë takim, ata kishin refuzuar të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë ndërkombëtare”, ka thënë Agim Shahini, kryetar i AKB-së, shkruan “Zëri”.
Ai ka deklaruar se ka pasur takime edhe me delegatë të shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shahini tha se zyrtarët e AKB-së kanë kërkuar që të kenë bashkëpunim ekonomik, politik dhe bilateral ato shtete me institucionet e Kosovës.
Sipas Shahinit, ajo që është vendimtare janë objektivat e qarta dhe vizionet racionale të ndërmarrjeve publike të themeluara nga institucionet politike si parlamenti dhe qeveria, ku interesat private e politike nuk duhet të mbizotërojnë mbi interesat kombëtare
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











