Lajme
Serbët paditin NATO-n për përdorimin e uraniumit të varfëruar
Sipas shkencëtarëve serbë, gjatë bombardimeve të forcave serbe në vitin 1999, NATO ka përdorur uranium të varfëruar, pasojat e të cilit, sipas tyre, po ndjehen edhe sot në Serbi
Tetëmbëdhjetë (18) vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë, autoritetet në Beograd kanë vendosur ta paditin aleancën e veriut për përdorimin e uraniumit në Serbi. Agjencia e lajmeve “BIRN”, një grup ndërkombëtarë juristësh do ta paditin NATO-n për bombardimet e vitit 1999.
Sipas shkencëtarëve serbë, në këto bombardime, NATO ka përdorur uranium të varfëruar, pasojat e të cilit, sipas tyre ndjehen edhe sot.
“Kemi ngritur një grup ekspertësh serbë dhe të huaj dhe kemi rreth 50 persona nga qyteti i Nishit dhe rrethinat e tij që kanë të njëjtën diagnosë kancerogjene. Por, unë nuk jam mjek dhe u takon mjekëve që të përcaktojnë nëse kjo është shkaktuar nga bombardimet apo jo”, thotë Srdjan Nogo, President i Akademisë Serbe.
Ai thotë për BIRN se grupi i ekspertëve përbëhet nga 26 juristë dhe profesorë nga Serbia, Rusia, Gjermania, Franca, Italia, Kina, Britania dhe Turqia.
Padia nuk do të ngrihet për gjithë aleancën si bllok në Gjykatën e Hagës.
Nogo thotë se paditë do të depozitohen në gjykatat e vendeve anëtare të NATO-s gjatë periudhës së bombardimeve dhe njëra prej kërkesave do të jetë edhe ndihma monetare për trajtimin e pacientëve me kancer në Serbi, citon TCH.
NATO nisi bombardimet ndaj Serbisë më 24 mars të 1999 pas refuzimit të presidentit serb, Sllobodan Millosheviç për t’i dhënë fund gjenocidit ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë. Bombardimet zgjatën 78 ditë, ndërsa në fund Millosheviqi pranoi kapitullimin dhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova për në Serbi.
Tetë vjet pas ndërhyrjeve të NATO-s, Kosova e shpalli pavarësinë dhe u njoh nga më shumë se 110 shtete demokratike.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












