Lajme
Serbët ndërtojnë mur në Mitrovicë, reagojnë shqiptarët
Serbët e veriut kanë filluar ndërtimin e një muri 2,3 metra të lartë për ta ndarë ‘’qytetin e bronztë’’ me mure, si dikur Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore. Ky mur ka ngjallur reagime tek shqiptarët
Serbët e Mitrovicës sërish kanë provokuar situatën e sigurisë në Kosovë. Ata kanë filluar ndërtimin e një muri 2,3 metra të lartë për ta ndarë ‘’qytetin e bronztë’’ me mure, si dikur Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore. Ky mur ka ngjallur reagime tek shqiptarët, të cilët e fajësojnë BE-në që po i ledhaton serbët.
Edhe pse ndërtimin e këtij muri e konsiderojnë provokim të rëndë që bllokon procesin integrues si dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, institucionet në Prishtinë thonë se nuk do ta përdorin forcën për rrëzimin e këtij muri.
Kryeministri Isa Mustafa tha se për largimin e këtij muri Qeveria e Kosovës do të përdorë ligjet në fuqi. Por, ai tha se Qeveria nuk do t’I tregojë muskujt në këtë rast.
Pas reagimeve të Prishtinës rreth ndërtimit të këtij muri, e veçanërisht reagimin e ish-guerilëve të pensionuar të UÇK-së, të cilët thonë se situata shumë lehtë mund të eskalojë, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka mbledhur urgjentisht përfaqësuesit serbë të veriut dhe ata atë Qeverisë së Kosovës për të debatuar rreth këtij problemi.
‘’Në takimin e ekipeve teknike për implementimin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës së lumit Ibër në Mitrovicë, i cili është mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, është arritur marrëveshje që muri i ngritur në pjesën veriore të ridizajnohet, respektivisht të transformohet në amfiteatër të hapur, dhe i cili do të jetë pjesë e zonës së këmbësorëve në rrugën “Mbreti Petar”. Kështu ka thënë kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, transmeton lajmi.net.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka folur pas takimit disa orësh me përfaqësues të BE-së, pas situatës së krijuar me ndërtimin e murit në anën veriore të urës së Ibrit. Ajo ka thënë se rezultatet nga takimi ka qenë pozitiv dhe se BE-ja ka thënë se duhet të zbatohet vetëm Marrëveshja për Revitilizim të Urës, duke thënë se duhet prishur ai mur.
“Iu njoftoj se rezultatet janë pozitive. Qëndrimi i BE-së është se marrëveshja duhet të respektohet plotësisht dhe ai mur është ilegal dhe muri duhet të hiqet. Gjithçka do të bëhet në respektim të marrëveshjes”, ka thënë Tahiri. Ajo, më tej, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka prezantuar qëndrimin që muri të hiqet menjëherë dhe mos të ketë vonesa.
“Kemi paraqitur qëndrimin e Qeverisë se kjo duhet të largohet dhe të mos ketë vonesa. Muri do të hiqet dhe ura dhe ajo pjesa do të jetë e hapur për lëvizje të lirë. Siç e dini BE është e autorizuar për urën dhe kompania e kontraktuar nga BE e cila do të merret me këtë sepse ajo sigurisht që është ndërtuar nga strukturat ilegale”, ka përfunduar Tahiri.
Ndërkaq në mbrëme është deklaruar BE përmes një komunikate për media.
“Marrëveshja për urën e Mitrovicës ishte arritur në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në gusht të 2015. Bashkimi Evropian është takuar sot me të dy palët për të sqaruar çështjet lidhur me implementimin e kësaj marrëveshjeje. Të dy palët janë pajtuar për të harmonizuar dizajnin e projektit për rivitalizim të urës së Mitrovicës dhe për projektin e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’. Ato janë pajtuar që rrethrrotullimi në Mitrovicën e veriut të lidhet me rrugën e këmbësorëve”, thuhet në komunikatë.
Sipas BE-së, palët janë pajtuar që dizajni i parë për rrethrrotullimin që të bëhet siç ishte parashikuar me marrëveshje të arritur në Bruksel gjatë gushtit 2015.
Ndryshe, që nga paslufta, Mitrovica është ndarë në dy pjesë. Pjesën veriore përtej lumit Ibër e kontrollojnë serbët me ndihmën e Beogradit, ndërsa pjesën tjetër shqiptarët. Qyteti I Mitrovicës është i njohur për minerale, kryesisht plumb dhe zink. Por, ndarja në mes serbëve dhe shqiptarëve është reflektuar edhe në galeritë nënëtokësore të kompanisë Trepça.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











