Lajme
Serbët forcojnë barrikadimin

Janë parë shumë fytyra të reja të pa para më parë në barrikadat e vendosura dhe tash të përforcuara nga serbët rrebel, të cilët nuk i janë ‘bindur’ as shefave të tyre në Beograd.
Në Kosovë kanë hyrë një numër i madh i njësive speciale të ushtrisë dhe xhandarmërisë.
Po ashtu gjatë ditës së shtunë janë parë në Zveçan një numër i madh i pjesëtarëve që kishin tatuazh akrepin e që nga banorët lokal janë quajtur ‘të ardhurit’, shkruan Koha Ditore.
Kurse kryetari i strukturave paralele i Komunës së Mitrovicës, në veri, Krstimir Pantiq, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikoliqit është i vetmi kryetar që nuk e ka pranuar marrëveshjen dhe për këtë shkak, vendimi është shtyrë për të martën.
Mediat serbe shrkuajnë se ka përplasje të madhe midis krerëve serbë. Po ashtu, bëhet e ditur se qytetarët serbë po nxirren me dhunë në barrikada,nga ana e grupeve kriminale dhe MUP-i serb.
Në raste të refuzimit të daljes në barrikada ata largohen nga puna, iu hidhet eksploziv në shtëpi e makina dhe shpallen tradhtarë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se KFOR-i ka nisur një plan aksion, për të cilin do t’i vë në dijeni palët në javën e ardhshme.
Në Rudare dhe në Zupç, serbët kanë hedhur dru dhe zhavor, nga frika se KFOR-i mund të intervenojë.
Serbët e veriut e hedhën poshtë marrëveshjen, duke vazhduar bllokimin e rrugëve, duke u mbetur besnikë versionit të kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviq. Takimi i ardhshëm i këtyre strukturave do të mbahet të martën, në orën 12:00, kur do të shqyrtohet marrëveshja.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€