Kosova
Serbët edhe sot vijojnë protestat
Kurti: Do punojmë me SHBA-në për shtensionim të situatës
Mediat raportojnë se serbët në veri të Kosovës vijojnë edhe sot (2 qershor) protestat e tyre për të mos pranuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, përcjell albinfo.ch.
Situata në veri të Kosovës aktualisht është e qetë, ndërsa ndërkombëtarët kanë rritur presioni mes palëve që të ulin tensionet dhe të plotësojnë 3 kushtet e vendosura nga BE-ja gjatë takimit në Moldavi.
Për situatën në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer.
Kurti është zotuar për bashkëpunim me SHBA-në për të shtensionuar tensionet në vend.
“E falënderoj për thirrjen e tij dhe u zotova për të punuar me SHBA-në për të shtensionuar tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Në takimin në Moldavi mes presidentes Vjosa Osmani, presidentit serb, Aleksandar Vuçi, presidentit francez, Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, u kërkua mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Situata në veri të Kosovës u tensionua më 29 maj, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe, të hyjnë në zyrat komunale. Kjo u pasua me protesta të dhunshme ku për pasojë 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në Zveçan.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









