Lajme
Serbët duan kohë për heqjen e barrikadës në Rudare
Natën ndërmjet së martës dhe së mërkurës serbët lokalë kanë hequr barrikadat në fshatin Vodicë në dalje të Leposaviqit për në pikën kufitare G1 në Jarinje si dhe barrikadën në fshatin Zupç të Komunës së Zubin-Potokut që çon për në pikën kufitare G31 në Bërnjak, me gjithë deklarimet e të ashtuquajturit ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, se duhen katër-pesë ditë për t’u hequr barrikadat në rrugët e veriut të Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Largimin e barrikadave e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Ka mbetur barrikada në Rudar, për të cilën Bogdanoviq ka thënë se për arsye “teknike” nuk mund të hiqet deri më 20 gusht.“Atje është një kaos, ajo është një barricade shumë e fortë me shumë mjete mekanike me rezistencë të madhe. Për këtë ekziston edhe mirëkuptimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe i KFOR-it”, ka thënë Bogdanoviq.
Nuk ka pasur ndonjë prononcim nga KFOR-i për këto deklarime të Bogdanoviqit.
Në një intervistë për mediat serbe, Bogdanoviq ka theksuar se edhe për të është e paqartë se si ndodhi që të ketë mendime të ndara te serbët për marrëveshjen e arritur dhe largimin e barrikadave.
Ai ka thënë se përflitet që përfaqësues të disa partive politike kanë thënë se kanë marrë urdhër nga Beogradi për të hequr barrikadat.
Fakti që nuk janë hequr barrikadat ashtu siç parashihej në marrëveshjen me KFOR-in të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, ka nxitur reagime të diplomatëve dhe të analistëve ndërkombëtarë si Wolfgang Ischinger, Pieter Feith, Daniel Serwer e të tjerë. Rreth fatit të barrikadës, në Rudar ndërkaq, pritet të vendoset ditët në vijim nga shtabet e krizave të katër komunave veriore.
“Barrikada në Rudar duhet të jetë për arsye se në çdo moment mund të shndërrohet në zjarr nëse dikush tenton, siç ndodhi më 25 korrik, që me dhunë të pushtojë veriun”, ka thënë kryetari i Zveçanit, Dragisha Miloviq.
Miloviq, bashkë me kryetarët e veriut, kanë vizituar barrikadën në Rudar për të biseduar me të pranishmit, për t’u thënë se barrikada duhet të mbetet deri në një kohë të pacaktuar, ndërsa do t’u mundësohet automjeteve të KFOR-it të qarkullojnë lirshëm.
Ndërkohë, i ashtuquajturi kryetar i Leposaviqit, Branko Niniq, ka theksuar se në komunën e tij liria e lëvizjes për KFOR-in është garantuar nga dita që kanë filluar bisedimet mes përfaqësuesve serbë dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler.
Ndërsa shefi i shtabit të krizës për veriun e Kosovës dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka porositur barrikaduesit se është e rëndësisë së veçantë që në këto momente serbët të ruajnë unitetin dhe qetësinë mes vete.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












