Lajme
Serbët arrestojnë drejtorin kosovar të policisë: akuzohet për terrorizëm
"Gjykata e Lartë në Nish më 17 shtator të vitit 2010, ka lëshuar vendim për paraburgimin e të dyshuarit mbi dyshimin se ka kryer vepër penale të terrorizmit dhe ka lëshuar urdhër-arrest”

Policia serbe e ka arrestuar mbrëmë drejtorin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaqin. Arrestimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar të Kosovës me Serbinë, në Konçul, në territorin e Serbisë. Arrestimi është bërë duke u bazuar në një urdhërarrest të Gjykatës së Nishit, e cila e fajëson Thaqin për terrorizëm.
Gazeta Express citon zëdhënësen e Gjykatës së Lartë në Nish të ketë thënë se procedurat kundër tij dhe dyshimet se ka marrë pjesë në veprime terroriste kanë nisur në vitin 2010.
“Gjykata e Lartë në Nish më 17 shtator të vitit 2010, ka lëshuar vendim për paraburgimin e të dyshuarit mbi dyshimin se ka kryer vepër penale të terrorizmit dhe ka lëshuar urdhër-arrest”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Nish, Iva Popoviç për Gazetën Express.
Thaqi u arrestua mbrëmë rreth orës 20, në momentin kur ai dorëzoi dokumentin e tij për të hyrë në territorin serb, afër Bujanocit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit policor në Serbi.
Nehat Thaqi pritet që sot të dalë para gjykatës në Nish, bëjnë me dije burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor