Lajme
Sepse flamuri nuk hahet
(Letër fiktive dërguar Lordit George Robertsonit, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, me rastin e festës së 28 Nëntorit)
I nderuari Lord George Robertson,
Ka më tepër se shtatë vite prej kur jemi takuar. Ishte kjo në Tearcë, në një fshat afër Tetovës. Aty u pamë për herë të fundit. Që t`ua freskoj mbamendjen, unë jam ai djaloshi kaçurrel që Ju shoqëronte dhe përkthente për Ju gjatë takimit me fshatarët e Tearcës. Zyra Civile e NATO-s, për të cilën punoja atëherë, dëshironte që pos takimeve me zyrtarët e shtetit në Shkup, t`ju mundësojë të vizitoni një prej fshatrave që ishte kapluar nga konflikti, që edhe Ju personalisht të shihni rezultatin e një prej ndërhyrjeve më të suksesshme në historinë e NATO-s. Fatmirësisht, protokolli i Juaj e lejoi një gjë të tillë dhe kjo vizitë u realizua.
Megjithatë, në atë kohë mua më mbeti hatri për një gjë: gjatë bisedës me vendasit, si edhe gjatë fjalimit publik, nëse nuk gabohem, duke dëshiruar të theksoni hapat të cilat ky vend dhe kjo popullatë duhet ndërmarrë në të ardhmen, Ju na porositët neve, sidomos shqiptarëve, që të mos merremi shumë me flamurin, sepse, siç thatë Ju: “Flamuri nuk hahet!!!”. Më besoni se kjo ka qenë fjalia më e vështirë të cilën ndonjëherë është dashur ta përkthej, pra përkundër vështirësive që kisha të kuptoj anglishten tuaj me theks skocez. Kisha nevojë për një sqarim si asnjëherë më parë. Aq më tepër kur e dija pjesërisht insistimin e skocezëve që elemente të flamurit të tyre të inkorporohen në flamurin e sotëm të Britanisë së Madhe. Desha që anash, jashtë syve të mediave, t`ju them se si “ky flamur i cili nuk hahet” është më i vjetër se 5 flamujt e fundit që shteti, për mirëqenien e të cilit aq shumë përpiqeni, i ka ndërruar deri tash; se ai flamur kuq e zi nuk e ka rastësisht ngjyrën e kuqe. Por, nuk kisha mundësi ose ndoshta as guxim, duke marrë parasysh se ju kishim mysafir, ndërsa mysafiri te ne ka status të veçantë.
Tetë vite më vonë flamuri kombëtar valon si asnjëherë më parë. Sidomos për 28 Nëntor. Juridikisht nuk e di se si është e rregulluar çështja e përdorimit të flamurit, por ai është anembanë aty ku duhet, po edhe më tepër ku nuk duhet. Për situatën ekonomike dhe papunësinë as mos t`ju rrëfej, sepse nuk kam guxim as të mendoj. Mjafton që për festën e 28 Nëntorit të gjithë ne shqiptarët anembanë do të jemi së bashku nën flamurin të cilin vazhdimisht e arnojmë derisa ta kuptojmë se edhe lecka më nuk na kanë mbetur.
Tetë vite më vonë unë gjendem më një tren në Zvicër. Duke qenë i dëshpëruar nga ajo që edhe ju e kishit si aspiratë për Maqedoninë, ha çipsa që më motivojnë t`Ju drejtohem me këtë letër. Përshtypje më bën flamuri i Zvicrës në këtë paqetë të çipsave, i cili e ka tejkaluar periudhën nacional romantike dhe është bërë simbol i traditës, besueshmërisë dhe cilësisë. Ky flamur është aty thjesht si një qershi në maje të një torte. Me sa më duket ne ua kemi mësyrë punëve mbrapsht dhe në dorë e mbajmë vetëm qershinë, ndërsa torta nuk është askund.
Përfundimisht më lejoni t`ju falënderohem për atë që dikur mendoja se është provokim dhe që në fakt ishte këshillë të cilën duhej ndjekur qëmoti.
Sinqerisht i Juaji,Përkthyesi Kaçurrel
*Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









