Gjuha
Seminar për mësuesit e mësimit plotësues
Projekti « Tekste shkollore për diasporën shqiptare »
Organizohet seminar për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe- Tekstet e reja shkollore dhe përdorimi i tyre në praktikë
Në kudër të projektit « Tekste mësimore për diasporën » që tani është në fazën përfundimtare organizohet edhe një seminar për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe me theks të veçantë Tekstet e reja shkollore dhe përdorimi i tyre në praktikë.
Projekti « Tekste shkollore për diasporën shqiptare » i konceptuar dhe i mbështetur financiarisht dhe profesionalisht nga albanologu zviceran Dr Dr Basil Shader në marrëveshje me MASHT e Republikës së Kosovës, filluar në vitin 2008 ka hyrë në fazën përfundimtare. Në hartimin e teksteve u përfshinë autor nga Kosova dhe mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të gjithë kemi bërë punë shumë të madhe voluminoze dhe tejet të vlefshme që duhet vlerësuar. Të gjitha këto u arritën me nismën dhe ndihmën e mjeteve financiare të siguruara nga Prof Basili për ndryshe sot nuk do t’i kishim tekstet për fëmijë tanë. Deri tani kem në dorë librin e parë dhe të dytë, në tetor pritet të del nga botimi edhe libri i tretë. Këtyre librave u paraprin një fletore tematike « Paraabetare ».
Tekstet e gjuhës shqipe, në pajtim me kërkesat e programit, mësimi i gjuhës shqipe konceptohet si gërshetim i këtyre katër përbërësve kryesorë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Çdo mësim ka katër rubrika: Flasim rreth fotografisë, lexojmë, shkruajmë dhe njohim gjuhën tonë. Tekstet sigurisht që nuk janë pa të meta, ngase kem libra të mirë, të mesëm dhe shumë të mirë. Padyshim që vërejtjet e komentuara me shkrim janë të dobishme dhe do të merren parasysh në botimin e dytë që është paraparë.
Me botimin e këtyre teksteve nuk është paraparë që mësuesi të shkoj në klasë « me duar në xhepa ». Ai/ajo përsëri duhet të përgatitet për orën e mësimit sipas nivelit të nxënësve që ka në klasë. Duhet të përgatis fletë punë me detyra plotësuese për nxënës të mirë, fletë pune për detyra shtëpie, duhet të përgatit mjete tjera konkretizim.
Në kuadër të projektit « Tekste shkollore për diasporën shqiptare » është paraparë edhe seminar për mësuesit e mësimit plotësues, me theks të veçantë mësimdhënia me tekste të reja.
Sipas njoftimit që morëm nga MASHT e Kosovës, seminari është paraparë të mbahet në dy qytetet të Zvicrës.
-Më datën 22.11.2012, prej orës 14,00-18,00 në Cyrih,
-Më datën 23.11/2012, prej orës 14,00-18,00 në Gjenevë.
Me ligjerues, kordinatorët e projektit: prof dr dr Basil Schader, Arif Demolli dhe Nuhi Gashi si dhe bashkautorët e teksteve nga Zvicra, Nexhat Maloku e Nexhmije Mehmetaj.
Seminari do të jetë një ndihmesë e shquar për mësues të mësimit plotësues.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











