Lajme
Sela: Platforma është e shqiptarëve, si done quajeni
“Tani për të gjithë opinionin, po them se ka Deklaratë të përbashkët të partive shqiptare...ju mund ta quani Platforma e Tiranës, e si të doni...”, tha Sela i “Aleancës së Shqiptarëve”
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë, Ziadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët” ua bëri me dije ligjvënësve maqedonas, kryesisht atyre të VMRO DPMNE-së, se platforma e shqiptarëve është projekt unik i gjithë shqiptarëve dhe do realizohet në këtë shtet. Ai madje iu drejtua deputetit të VMRO-s duke i thënë që “mos të shet përralla në Kuvend”.
Sela po ashtu kundërshtoi mënyrën se si deputetët e VMRO DPMNE-së po i qasen foltores së Kuvendit, duke vazhduar debatin e pandërprerë. Ai këtë mënyrë e quajtur aktrim të VMRO-së para ligjvënësve.
“Ndoshta ju ka munguar debati i brendshëm. Tani për të gjithë opinionin, po them se ka Deklaratë të përbashkët të partive shqiptare dhe kjo Deklaratë është e reja e politikëbërjes në Maqedoni. E përsëris ka deklaratë dhe ju mund ta quani Platforma e Tiranës si të doni”, tha Sela duke shtuar se e vërteta është se kanë kaluar 16 vjet nga marrëveshja e Ohrit dhe nuk është implementuar.
“E vërteta është se duhet të flasim edhe për gjenocidin, e vërteta është se ju ende keni tendenca gjenocidale ndaj shqiptarëve kur thoni nëse doni të drejta shkoni në tiranë. Ilija Dimovski këtu mos vij të shesë përralla, por le të jep biografinë e tij. prandaj Platforma politike ka edhe vlen për ata”, deklaroi Sela.
Ndryshe, partia më madhe politike në Maqedoni, VMRO DPMNE e Nikolla Gruevskit nuk po pajtohet që partia tjetër LSDM të krijoj aleancë me partitë shqiptare për qeverisjen e re. Arsyeja sipas tyre, është platforma e shqiptarëve e realizuar sipas modelit të Tiranës, e cila i jep shqiptarëve në Maqedoni më shumë të drejta, si në dygjuhësi, po ashtu edhe në zhvillim ekonomik dhe atë integrues.
Në këtë valle po ashtu ka hyrë edhe presidenti Gjpgje Ivanov i cili po kundërshton që ta nominoj për kryeministër liderin e opozitës, Zoran Zaev.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












