Lajme
Sela: LR-PDSH-së, parti e bashkimit të shqiptarëve
Ziadin Sela duke iu drejtuar publikut në Tetovë, tha se partia e tij nuk është shfaqur në skenë për përçarje, por për bashkim dhe këtë më mirë e tregon fakti i “Aleancës për Shqiptarët”
Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare (LR-PDSH), sonte në Pallatin e Kulturës në Tetovë, organizoi kuvend në të cilin u zgjodh Lumnim Jonuzi, kryetar i rinisë pranë kësaj partie në degën e Tetovës. Në fjalimin që mbajti kryetari Ziadin Sela tha se LR-PDSH është parti e unitetit dhe jo e ndarjes.
Sela duke iu drejtuar publikut tha se partia e tij nuk është shfaqur në skenën politike për përçarje, por për bashkim dhe këtë më mirë e tregon fakti i “Aleancës për Shqiptarët”. Ai gjithashtu gjatë fjalimit të tij akuzoi BDI-në për gjendjen katastrofale të shqiptarëve, në çdo sferë, raporton Telegrafi-Maqedoni.
“Ata po mundohen të përvetësojnë shqiptarët, ata gjatë çdo tubimi të tyre partiak thonë se shqiptarët janë të BDI-së, e kemi rastin që me 11 dhjetor kur të vijnë dhe të kërkojnë vota t’i debojmë e t’u themi se nuk kanë as të drejtë morale as politike, që të vijnë e të na lusin për vota”, deklaroi Sela.
Ndryshe, në prani të 270 anëtarëve me shumicë votash, kryetar i rinisë në degën e Tetovës u zgjodh Lumnim Jonuzi, i cili shprehu falënderime dhe premtoi se do të angazhohet edhe më shumë për zgjerimin e kësaj partie deri para zgjedhjeve.
Gjatë këtij kuvendi fjalë rasti patën edhe nënkryetari i LR-PDSH-së, sekretari i përgjithshëm, kryetarja e asamblesë së gruas dhe kryetari i degës së Tetovës në LR-PDSH.
Lëvizja Për Reforma e PDSH-së, është një fraksion që ka dalë nga Partia Demokratike Shqiptare që drejtohet nga Menduh Thaçi. Partia u nda pas zgjedhje të fundit, kur PDSH humbi karshi BDI-së së Ali Ahmetit në taborin shqiptar, dhe për këtë humbje askush nuk mbajti përgjegjësi.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














