Lajme
Sela fiton Strugën, nis festa
Nga 27.587 vota sa kanë qenë gjithsejtë në balotazh, Sela i PDSH-së ka fituar 19.323 vota, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski ka fituar 8244 vota
Pas fitores në Kërçovë dy javë më parë, shqiptarët kanë fituar edhe komunën e Strugës, duke shënuar fitoren e dytë të rëndësishme në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Ziadin Sela ka shënuar fitore në zgjedhjet e balotazhit, duke mundur kandidatin maqedonas, Vllado Koçoski me një epërsi të lartë.
Sipas rezultateve preliminare që ka transmetuar shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare, Sela nga 27.587 vota sa kanë qenë gjithsej në balotazh, ka fituar 19.323 vota, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski ka fituar 8244 vota.
Sipas medieve nga Maqedonia, në komunën e Strugës tashmë ka nisur festa e kandidatit shqiptar. Siç raporton agjencia INA, kanë mbetur rreth 5 mijë vota pa numëruar, të cilat nuk mund të ndryshojnë rezultatin e fituesit.
Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor Komunal (KZK), në Strugë kanë votuar më shumë se 65 për qind e qytetarëve.
Ndërkaq nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitore në katër komuna: në Çair, Vrapçishtë, Haraçinë dhe Tearcë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se BDI është në epërsi të madhe në komunën e Tetovës me mbi 4700 vota.
“Në epërsi jemi edhe në komunën e Gostivarit, por ju lus që të keni durim që të arrijnë rezultatet dhe ti shpallim para jush”, theksoi Bujar Osmani.
“Këto zgjedhje janë fitore e demokracisë, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, zgjedhje me standarde të larta demokratike, ku u shpreh vullneti politik i qytetarëve. Kjo ishte me shumë rëndësi dhe para rezultateve tona partiake, dhe qëllimi ynë ishte që të krijhoet një standard i zgjedhjeve fer dhe demokratike”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











