Lajme
Sektori shëndetësor synon të kursejë 300 milionë franga në vit
Këshilltarja Federale për Shëndetësi, Elisabeth Baume-Schneider, ka konfirmuar të hënën planet për të kursyer 300 milionë franga zvicerane në vit në sektorin e shëndetësisë. Synimi është reduktimi i trajtimeve mjekësore të panevojshme dhe i kostove administrative të siguruesve shëndetësorë.
Në Bernë u zhvillua tryeza e tretë e rrumbullakët për kontrollin e kostove, ku morën pjesë përfaqësues të kantoneve, mjekëve (FMH), spitaleve (H+), siguruesve shëndetësorë (prio.swiss), industrisë farmaceutike (scienceindustries) dhe organizatave të pacientëve.
“Jam e kënaqur me rezultatet,” deklaroi ministrja e Shëndetësisë, duke theksuar se politika shëndetësore është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë aktorëve. “Besoj se 300 milionë franga në vit, që mund të arrihen objektivisht që nga viti i ardhshëm, janë një arritje shumë e vlefshme”, u shpreh ajo për radion Forum.
Një grup ekspertësh ka përgatitur 38 masa konkrete në 12 fusha, që pritet të sjellin kursime të paktën 303 milionë franga në vit nga 2026, ose rreth 1% të totalit të primeve. Këto masa synojnë të eliminojnë nxitjet e papërshtatshme dhe paefikasitetet në sistem.
“Një ulje prej 1% nuk është diçka e vogël,” shtoi Baume-Schneider. “Por nuk duhet ta shohim si qëllim përfundimtar, por si një hap për të punuar së bashku drejt kontrollit të kostove.”
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











