Lajme
Sektori i turizmit nuk pritet të rikthehet plotësisht deri në vitin 2023
Të ardhurat ndërkombëtare nga turizmi pritet që gjatë këtij viti të mbesin në vend, përveç disa tregjeve perëndimore, duke shkaktuar deri në 2.4 trilionë dollarë humbje të mëtejshme globale në sektor, që nuk pritet të rikthehen plotësisht deri më 2023.
Një parashikimi i tillë është bërë nga një studim i Kombeve të Bashkuara.
Vaksinimi dhe certifikatat COVID-19 janë çelësi për të rivendosur besimin në turizmin e huaj, i cili siguron një mjet shpëtimi për shumë vende, veçanërisht vendet e punës në shtetet e vogla ishullore, nënvizoi raporti.
Në vitin 2020 të ardhurat ndërkombëtare u zhytën me 73% nga nivelet para-pandemisë më 2019, duke shkaktuar humbje të vlerësuara prej 2.4 trilionë dollarë në turizëm dhe sektorë të lidhur me të.
Raporti përcakton tre skenarë për 2021.
Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar parashikohet të bien me 63% në 75% kundrejt niveleve para pandemisë, me humbje prej 1.7 trilionë dollarë në 2.4 trilionë dollarë.
“Në turizmin ndërkombëtar ne jemi në nivele prej 30 vjetësh më parë, kështu që në thelb jemi në vitet ’80. Shumë mjete jetese janë vërtet të rrezikuara”, tha Zoritsa Urosevic, përfaqësuese e Organizatës së Turizmit me bazë në Madrid.
“Ajo që ne po shikojmë në planin afatgjatë është plotësimi i numrave 2019 pas viti 2023”, nënvizoi ajo. Sandra Carvao, shefe e inteligjencës së tregut në këtë organizatë, shtoi se do të ishte një “rimëkëmbje shumë e larmishme” mes vendeve dhe rajoneve.
Sipas saj, certifikata digjitale e Bashkimit Europian COVID-19, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, përfaqëson harmonizimin e vetëm rajonal deri më tani./Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













