Lajme

Sektori financiar nuk rrezikohet nga kriza në eurozonë

Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, kanë deklaruar se sektori financiar i Kosovës është stabil dhe nuk rrezikohet nga kriza në eurozonë

Guvernatori i BQK-së, Gani Gërguri, ka thënë se ekonomia e Kosovës vazhdon të vuaj nga normat e larta të papunësisë.

Sipas tij, kjo situat kërkon një dinamikë edhe më të madhe dhe më të pasur të aktivitetit ekonomikë, i cili do të rezultonte me shumë vende të reja të punës.

Ai ka theksuar se ndryshimi i ligjit të bankave do të ndikoj drejtëpërdrejt në rregullimin edhe më të mirë të sektorit bankar dhe të uljes së normave të interesit.

Në raportin e publikuar nga BQK-së për stabilitetin financiar, thuhet se bankat komerciale kanë pësuar një rënie të lehtë, si në kredi ashtu edhe në depozita.