Shkurt.ch
Seksioni i SVP-UDC publikon slogane kundër të huajve
Ato, disa orë më vonë ishin zhdukur nga portali. Në qendrën e SVP-UDC-së thonë se nuk i duhet dhënë rëndësi gjithë kësaj
Një seksion lokal i SVP-UDC-së, ai në Widen të kantonit Aargau ka publikuar në faqen e saj të internetit disa slogane me përmbajtje raciste dhe ksenofobike. Të gjithë vlerësojnë se svp-istët me këto parulla kanë bërë “goditje nën brez”, ndërsa vetë SVP-UDC deri më tash vetëm ka heshtur, shkruan 20minuten.ch.
SVP-ja e Widenit ka publikuar me shkronja të mëdha disa slogane të njohura kundër të huajve, si “Sau Türken” “Ausländer Raus” ose “Dreck Jugos” (fyerje banale kundër të huajve, turqve dhe “jugosllavëve”) duke u shtuar atyre me shkronja të vogla “shpjegimet”.
Por, sipas SVP-UDC-së në Widen, këto parulla nuk janë në autorësinë e tyre. Ato janë publikuar vite më parë si përmbajtje satirike anti –SVP, në stupidedia.org ku kjo parti madje përshkruhet si “njëra ndër partitë më ekstreme të djathta, aktualisht në botë”.
Krerët e seksionit partiak të Widen-it nuk ndjehen përgjegjës për përmbajtjen e sloganeve në faqen e tyre. Arkëtari i seksionit, i pyetur për rastin ka thënë se nuk sheh të jetë bërë ndonjë gabim. Vërtet, SVP nuk ka përgjegjësi për përmbajtjen e slloganeve por ka për publikimin e tyre, thotë 20minuten.
Sidoqoftë, pllakatet e përmendura disa orë më vonë ishin zhdukur nga portali. Në qendrën e SVP-UDC-së thonë se nuk i duhet dhënë rëndësi gjithë kësaj. Sipas sekretares së përgjithshme, materia e përmendur “fundja, është shlyer”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











