Lajme
Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes mbështet shndërrimin e FSK-së në Ushtri
"Para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale"
Sekretari Amerikan i ri i Mbrojtjes, James N. Mattis është në favor të forcimit të FSK-së dhe shndërrimit të saj në ushtri. Kjo del nga përgjigjet e tij për Senatin Amerikan para se të konfirmohet në këtë post me ç`rast u është përgjigjur edhe pyetjeve për Kosovën. Mattis ka thënë se NATO do të qëndrojë në Kosovë për aq sa ka nevojë.
Ai këto komente i ka bërë në një raport me shkrim që e ka përgatitur për Senatin, transmeton Gazeta Blic.
Në këtë raport, sekretari i mbrojtës amerikane thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri.
Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në vazhdim i gjeni përgjigjet me shkrim të sekretarit të mbrojtjes për Senatin, ku flet për Kosovën
– Përafërsisht 650 trupa amerikane kanë mbetur në Ballkan si pjesë e KFOR-it, i cili së pari u vendos në vitin 1999, dhe sot përbëhet nga një personel prej 4.600 pjesëtarve nga 30 shtete. Çfarë përpjekjesh të mëdha mendoni se kërkohen në mënyrë që të reduktohet edhe më shumë apo të eliminohet prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë?
James N. Mattis: Kosova është një shembull se çfarë ndodh kur komunteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj.
Në përgjithësi, do të rekomandoja reduktimet konform me situatën e sigurisë në terren, por mënyra si e kuptoj, është se aktualisht, KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit në rajon.
Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare.
– Sipas mendimit tuaj, a mund të luajë Bashkimi Europian një rol më të rëndësishëm në Kosovë?
James N. Mattis: Po. Përpjekjet e BE-së janë esenciale në zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë si dhe për stabilitetin e saj, dhe përfshirja më e madhe e saj duhet të inkurajohet.
Ajo tashmë luan një rol të rëndësishëm në Kosovë duke udhëhequr normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë. Dialogu lejon të dy shtetet të ecin para me plane për anëtarësim në BE, me mirëkuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit.
Gjithashtu, Bashkimi Europian ndihmon duke kontribuar në stabilitetin e Kosovës përmes Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













