Futboll
Seferi tregon për gjestin e tij “Kumanova është Shqipëri”
“Megjithatë, ai është mendimi imi dhe i çdokujt që e ndien veten shqiptar. Nuk doja të provokoja maqedonasit, pasi kam luajtur aty, por dua të theksoj edhe njëherë se ky është mendimi i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Seferi

Futbollisti shqiptar, Taulant Seferi në një intervistë për “Lajmi TV” në Maqedoni, ka folur për shumë gjëra.
Lojtari i Shqipëria U-21 është pikë referuese në formacionin e Alban Bushit, ndërkohë që synimet e tij janë për fanellën e Kombëtares A, që drejtohet nga Christian Panucci, përcjell albinfo.ch.
Mediat maqedonase u tërbuan kur Seferi pozoi pas miqësores me Bjellorusinë me një bluzë të bardhë, sipër së cilës shkruhej “Kumanova është Shqipëri”.
“Kur e bëra foton me fanellën e Shqipërisë, duke thënë se “Kumanova është Shqipëri”, nuk e kisha qëllimin për të prekur maqedonasit. Megjithatë, ai është mendimi imi dhe i çdokujt që e ndien veten shqiptar. Nuk doja të provokoja maqedonasit, pasi kam luajtur aty, por dua të theksoj edhe njëherë se ky është mendimi i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Seferi, që luan në Zvicër.
Ai foli edhe për ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë. “Me Bjellorusinë kemi bërë dy ndeshje shumë të bukura dhe kjo gjeneratë e 1999 ka kualitete shumë të mira. Kemi merituar fitoren në të dyja takimet me Bjellorusinë, por e rëndësishme është që kemi dalë me fitore në një prej tyre. Kam ndier emocione të mëdha duke mbajtur shiritin e kapitenit të Shpresave. Për mua ishte një nder dhe krenari. Nuk e kisha pritur, u nisëm prej hotelit në stadium dhe, kur pashë shiritin te garderoba ime, u befasova shumë”, shtoi tutje Seferi.
Në fund, ai pret një ftesë nga Panucci. “Kam parë fyerjet e maqedonasve pas këtij veprimi të bërë nga ana ime, por nuk më interesojnë ato, dua të eci përpara. Tashmë ëndrra ime është që të thirrem nga Panucci sa më shpejt, do të vë shpirtin në fushë me kombëtaren”.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor