E-Diaspora
Seferi, më 11 prill në Berlin, mbahet sekret kundërshtari
"Nuri Seferi do të kryqëzojë dorezat me një boksier me nam, në mënyrë që të sigurojë një pozicion më të lartë në ranglistë" ka thënë një promotor i tij
Boksieri i njohur shqiptar me qëndrim në Zvicër, Nuri Seferi do të boksojë më 11 prill në Berlin, në sallën e njohur “Berliner Universal Hall”. Këtë e ka konfirmuar për mediet gjermane promotori i tij nga Hamburgu, Erol Ceylan.
Seferi, i cili njihet dhe si “Tajsoni shqiptar” ka mundur së fundi ish kampionin botëror Steve Herelius dhe edhe njëherë ndodhet para një meqi të rëndësishem.
“Ne jemi duke negociuar aktualisht me promotorë të njohur ndërkombëtarë që t`i mundësojmë Seferit 37 vjeçar një shans serioz”, citohet të ketë thënë Ceylan. Boksieri shqiptar kërkon prej vitesh një meq revanshi kundër Marco Huck-ut, i cili e kishte mundur atë me pikë në vitin 2006.
Me atë rast Nuriu ishte ngjitur në ring përkundër faktit se e kishte të lënduar shpatullën dhe nga fundi i luftës nuk mund të qëndronte më.
Më 11 prill në Berlin Seferit duhet t`i sigurohet një kundërshtar i fortë. “Ne do ta transmetojmë duelin live në “Eurosport”, shkruan Boxen Heute Magazin duke iu referuar promotorit. Nuri Seferi do të kryqëzojë dorezat me një boksier me nam, në mënyrë që të sigurojë një pozicion më të lartë në ranglistë dhe që të bëjë marketing për sportin tonë. Por, hollësitë do të bëhen të njohura në javët që vijnë”, ka thënë Ceylan.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










