Lajme

Secili nxënës i shkollave të mesme në Bernë duhet të sjellë një laptop në shkollë

Shkolla e mesme e Bernës: Prindërit duhet të paguajnë vetë për një laptop të shtrenjtë

Duke ndjekur shembullin e Basel-City, ku tashmë ekziston një rregull i tillë, edhe Berna do të kërkojë që nga viti i ardhshëm shkollor të gjithë nxënësit e nivelit të mesëm të sjellin tabletat e tyre në klasë, përcjell albinfo.ch.

Jo çdo model, por ato më të fundit që kanë një tastierë të integruar dhe funksionojnë me stilolaps.

Ky vendim ka ngjallur natyrshëm kritika te shumë prindër, të cilët argumentojnë se shkollat publike nuk mund t’i detyrojnë prindërit të blejnë pajisje kaq të shtrenjta nga xhepi i tyre.

Një kërkesë e ngjashme po shqyrtohet edhe në Cyrih: – https://www.nau.ch/ort/bern/berner-gymnasium-eltern-mussen-teuren-laptop-selbst-bezahlen-66650348