Lajme
Sebastian Kurz merr vaksinën e parë kundër koronavirusit
Të premten e kaluar kancelari austriak, Sebastian Kurz, mori vaksinën e parë anti-Covid

Pasi anëtarët e tjerë të Qeverisë austriake tashmë kishin marrë vaksinën e parë, tani ishte radha e kancelarit Sebastian Kurz (ÖVP). Të premten në mbrëmje ai mori vaksinimin e parë kundër Covid -19. Siç njoftuan mediat austriake, Kurz është vaksinuar me AstraZenenca, përcjell albinfo.at. “Si shumë të tjerë, unë jam i lumtur për vaksinimin, sepse është çelësi i normalitetit”, tha Kurz përmes një video transmetuese të edituar gjatë ditës së shtunë. Ai u bëri thirrje qytetarëve në Austri që të vaksinohen, sepse sa më shumë që vaksionohen, aq më shpejt kthehet jeta normale.
Nga dita e 22-të, për kancelarin Kurz do të thotë më shumë liri.
“Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër virusit dhe sa më shumë që vaksinoheni, aq më shpejt do ta mposhtim pandeminë”, ka thënë Sebastian Kurz.
Siç është theksuar, deri më tash në Austri janë vaksinuar dy të tretat e popullsisë.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
Jeta në Austri
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri Art Smakaj zyrtarisht te LASK Linz,eprezentuesi i Kosovës transferohet nga Kroacia në Austri...
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion