Bota
Sebastian Kurz fiton zgjedhjet në Austri
31 vjeçari Kurz me këtë fitore mund të behet udhëheqësi më i ri i një shteti në Evropë
Sebastian Kurz është kandidati më i votuar për kancelar të ardhshëm të Austrisë. Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e sotme parlamentare të Austrisë.
Sipas rezultateve prelimenare, partia e Sebastian Kurz ÖVP ka arritur të fitojë 30.2 përqind e ndjekur nga SPÖ, partia në pushtet e kancelarit aktual Christian Kern e cila ka arritur 27.1%. Partia radikale e Heinz Christian Strache FPÖ del e treta me 26.8 për qind . Megjithatë, deri në përfundim të numrimit të votave, radhitja në mes të vendit të dytë dhe të tretë mund të ndryshojë në nuanca.
Pas saj renditet Neos me 5.3, pastaj Grüne me 4.9 dhe e fundit Lista Pilz me 4.3 përqind, shkruan “albinfo.ch”.
31 vjeçari Kurz me këtë fitore mund të behet udhëheqësi më i ri në Evropë.
Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri. Imigracioni dhe mënyrat për ta ndaluar të, ishin kauza e tij kryesore gjatë fushatës parazgjedhore.
Duhet theksuar se në listën e Sebastian Kurz, kandidate për deputete kanë garuar dy femra shqiptare, Drita Cacaj dhe Heroina Rexhepi, ndërkohë në partinë SPÖ, tre shqiptarë: Januz Saliuka, Arsim Gjergji dhe Serafina Dermaku, rezultateve e të cilëve ende nuk dihen!
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












