Bota
Sebastian Kurz bën betimin në postin e kancelarit të Austrisë
Ai arriti të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re, falë një koalicioni me Partinë e të Gjelbërve
Politikani i Partisë Popullore të Austrisë, konservatori Sebastian Kurz, u betua të martën si kancelar i Austrisë.
Ai u rikthye në detyrë pas rrëzimit të qeverisë së tij në muajin maj, për shkak të një skandali të korrupsionit, shkruanRadio Evropa e Lirë.
Kriza politike në Austri nisi si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin e atëhershëm, Heinz-Christian Strache, duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike.
Austria është udhëhequr gjatë muajve të fundit nga një qeveri e përkohshme, të cilës i ka prirë kancelarja Brigitte Bierlein.
Kurz, 33 vjeç, është kryeministri me moshën më të re në botë.
Ai arriti të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re, falë një koalicioni me Partinë e të Gjelbërve.
Në qeverinë e kaluar, Partia Popullore e Austrisë, të cilën e udhëheq Kurz, ishte në koalicion me Partinë e ekstremit të djathtë Liria.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










