Lajme
Seanca konstituive mbahet nesër, koalicioni fitues nuk merr pjesë në Kuvend
Në Kosovë po përsëritet skenari i vitit 2014, kur ngërçi politik zgjati më shumë se 6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Edhe tani, shihet se ka dallime të mëdha ndërmjet koalicionit fitues dhe partive tjera
Partitë politike kosovare kanë mbajtur sot një takim konsultativ për të caktuar datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Të pranishmit në takim u morën vesh që seanca të mbahet me 10 gusht, datë kjo që nuk i shkoj për plani koalicionit fitues PAN (PDK, AAK, NISMA), i cili deklaroi se nuk do të merr pjesë në seancë.
Në Kosovë po përsëritet skenari i vitit 2014, kur ngërçi politik zgjati më shumë se 6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Edhe tani, shihet se kanë dallime të mëdha ndërmjet koalicionit fitues dhe partive tjera.
Në takimin konsultativ që u mbajt sot nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci morën pjesë përfaqësues të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën, përfaqësues të koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativës si dhe përfaqësues të Listës Serbe dhe të komuniteteve joserbe.
Në këtë nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shkodran Hoti, nga Vetëvendosje tha se nuk marrin në pjesë në ketë takim pasi “seanca është caktuar me datë 10 dhe nuk kemi për çfarë të konsultohemi. PAN nuk mund që me presion të tentojë bllokadë institucionale”.
Por, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme. Ai ka thënë se nuk është mirë që të merren vendime të njëanshme për caktimin e seancës së nesërme
Kurse kryetari i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në takimin konsultativ tha se votimi i kryetarit të parlamentit është votim formal dhe është e padrejtë që subjektet politike ta pengojnë atë. “Ai i takon vetëm PAN-it dhe se Kadri Veseli do të jetë në krye të Kuvendit, ndërsa Ramush Haradinaj në krye të Qeverisë”, tha Lekaj.
Ndërsa kryesuesi i takimit Adem Mikullovci i ka replikuar atij duke i thënë se takimi është thirrur me kërkesë të tyre dhe se po e zhagitni procesin.
Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, në takimin konsultativ që po mbahet ndërmjet subjekteve politike ka thënë se pavarësisht se PAN nuk do të marrë pjesë në seancë, seanca do të mbahet nesër. ”Nuk e kam caktuar datën krye në vete”, është shprehur Mikullovci në takimin e sotëm konsultativ me partitë politike, i cili ende është duke u vazhduar.
Ndryshe, me kushtetutën e Kosovës, seancën e parë konstituive të Kuvendit e thërret dhe e drejton deputeti më i vjetër dhe ai më i ri i Kuvendit. Në këtë rast kryesues i seancës derisa nuk zgjidhet kryeparlamentari i ri, e drejton Adem Mikollovci nga Vetëvendosje, bashkë me Teuta Rugovën e LDK-së.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









