Lajme
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës vazhdon më 24 gusht
Pas konsultave që partitë politike zhvilluan me kryesuesin e seancës, deputetin Adem Mikullovci,u vendos që vazhdimi e seancës konstituive të vazhdojë më 24 gusht
Partitë politike në Kosovë ranë dakord që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendin e Kosovës të vazhdoj më 24 gusht. Ky vendim erdhi pas një konsulte që partitë politike zhvilluan me kryesuesin e seancës, deputetin Adem Mikullovci. Vazhdimin e seancës më 24 gusht e kërkuan përfaqësuesit e koalicionit fitues PAN (PDK-AAK-Nisma).
Në emër të këtij koalicioni, Enver Hoxhaj ka thënë se pas konsultimit me partnerët e koalicionit është vendosur që seanca të vazhdojë më 24 gusht, ndërsa koalicioni i krahut të luftës që firoi zgjedhjet, do të propozojë për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.
Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, ka thënë sërish se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duhet të lejohet në këtë formë, siç po ndodh bllokimi i institucioneve.
Në takimin konsultativ morën pjesë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës si dhe përfaqësuesit e minoriteteve. Në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, pesë herë radhazi Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN. Është ky koalicion që sipas Kushtetues, e ka të drejtën absolute për propozimin dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit. Por, duket se koalicioni fitues nuk i ka numrat e mjaftueshëm për votim dhe si i tillë po e zvarritë votimin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











