Lajme
Së shpejti, Kosova marrëdhënie diplomatike me Lihtenshtajnin
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, përmes akreditimit të ambasadorëve, do të vendosen në të ardhmen e afërt
Principata e Lihtenshtajnit dhe Republika e Kosovës janë pajtuar që të vendosin marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve, thuhet në një komunikatë shtypi të Ministrisë së Jashtme të Kosovës . “Pas kërkesës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, Ambasada e Lihtenshtajnit në Bernë ka konfirmuar pajtueshmërinë e kësaj Principate për të vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta diplomatike me Republikën e Kosovës, duke u bazuar në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, të 18 prillit 1961.Pas këtij pajtimi të ndërsjellë, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, përmes akreditimit të ambasadorëve, do të vendosen në të ardhmen e afërt”, bën të ditur komunikata.“Principata e Lihtenshtajnit e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, më 25 mars 2008, duke qenë një ndër shtetet e para që e ka marrë një vendim të tillë. Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka intensifikuar përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve dhe raporteve konkrete, me të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Për realizimin e këtij objektivi, MPJ ka iniciuar procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të gjitha shtetet të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, qoftë përmes hapjes së misioneve të reja, por edhe përmes akreditimit në këto shtete, të ambasadorëve jorezidentë”, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












