Bota
Spanjë: Së paku pesë persona humbën jetën nga përplasja mes helikopterit e aeroplanit
Tragjedia ndodhi rreth orës 1 sipas kohës lokale, ndërsa besohet se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Majorka të Spanjës, ku një helikopter është përplasur me një aeroplan të vogël. Raportohet për të paktën pesë të vdekur.
Tragjedia ndodhi rreth orës 1 sipas kohës lokale, ndërsa besohet se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë. Vendi ku ndodhi aksidenti është vetëm 30 minuta vozitje me veturë larg një pike të famshme turistike për turistët britanikë.
Bëhet e ditur se helikopteri dhe aeroplani janë përplasur afër një spitali. Autoritetet deri tash e kanë konfirmuar vdekjen e tre personave. Sidoqoftë, ekziston frika se numri i njerëzve të vdekur mund të rritet, pasi disa persona të tjerë janë zhdukur dhe po kërkohen nga policia.
Ende nuk dihet kombësia e personave që ndodheshin në mjetet fluturuese, por kjo zonë vizitohet shumë nga turistët dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë në mesin e viktimave, shkruan “The Sun”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











