Bota
Së paku 52 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Pakistan
Një sulmues vetëvrasës që ka ndodhur sot në një park në qytetin pakistanez, Lahore, ka lënë të vrarë së paku 52 persona.
Shpërthimi ka ndodhur pranë një këndi lojërash për fëmijë, në parkun Gulshan-e-Iqbal.
Zyrtarët kanë dhënë shifra të ndryshme për numrin e të vrarëve.
Mustansar Feroz, inspektor i policisë për zonën, ka thënë se së paku 38 veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur. Ndërkohë mediet kanë raportuar se numri i të vrarëve është ngritur në 52.
“Shumica e të vdekurve dhe të të plagosurve janë gra dhe fëmijë”, ka thënë ai. Po ashtu mediet theksojnë se shumica e të vrarëve janë të besimit të krishter,
Një zyrtar shëndetësor ka thënë për agjencinë AP se 44 persona janë vrarë.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.
Lahore është kryeqytet i provincës Punxhab të Pakistanit, e cila është bastion politik i kryeministrit Nawaz Sharif.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












