Sport

Schwarz: UEFA të ndëshkojë fansat bullgarë për sloganet raciste proserbe

Ai sqaron se në stadium, fansat bullgarë kanë skanduar me fjalët “Ubi, ubi, Shiptare” që do të thotë “Mbyti, mbyti shqiptarët!”

Politikani i njohur gjerman, ish deputet në  Bundestag, pas ndeshjes Bullgari-Kosovë ka postuar në rrjetin social në facebook një status ku thotë: “UEFA duhet të ndëshkojë racizmin me sanksione. Racizëm i pastër në Sofje, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Futbollit!”.

Ai më tutje sqaron se në stadium, fansat bullgarë kanë skanduar me fjalët “Ubi, ubi, Shiptare” që do të thotë “Mbyti, mbyti shqiptarët!”, shkruan albinfo.ch.

Më tutje ai përkujton se FIFA në Kampionatin Botërorr të mbajtur vitin e kaluar në Rusi, i pati dënuar tre lojtarë zviceranë, prej të cilëve dy me prejardhje kosovare (shqiptare).  Dënimi u ishte shqiptuar “për një përshëndetje shumë popullore dhe fare jo agresive, të atë bërjes së shqiponjës me duar, e cila është edhe simboli qëndror në Flamurin shqiptar dhe është botërisht i njohur si simbol i të gjithe shqiptarëve”, ka shkruar Schwarz.

Stefan Schwarz, është i njohur si kritik i pakompromis i politikës ekspansioniste serbe në Ballkan. Ai ka qenë deputet në Parlamentin Gjerman (Bunxestag) nga partia CDU në legjisaturën 1990-1994