Lajme
Schwartz: Tërnava është diktator
Njëri nga studiuesit më të spikatur të islamit në Ballkan, Schwarts thotë se Tërnava është diktator, i cli duhet të largohet nga strukturat udhëheqëse të fesë islame në Kosovë
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Pluralizmin Islamik me seli në Uashington, Stephen Syleyman Schwartz thotë se feja islami në Kosovë është e rrezikuar nga ekstremizmi, ndërsa këtë rrugë hapur e mban kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava.
Njëri nga studiuesit më të spikatur të islamit në Ballkan, Schwartz thotë se Tërrnava është diktator, i cli duhet të largohet sa më shpejt nga strukturat udhëheqëse të fesë islame në Kosovë.
Ai në një intervistë për “Kohën Ditore” thotë se largimi i Tërnavës është parakusht për adresimin e problemeve brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe jashtë saj, në luftimin e ndikimeve ekstreme në islamin shqiptar, që tradicionalisht, sipas tij, ka qenë i moderuar dhe tolerant.
Gjithashtu kreun e Bashkësisë islame në Kosovë e akuzon edhe për plagjiaturë të magjistraturës, madje e konsideron edhe me ish liderin komunist të Rusisë, Satalinin duk e quajtur “Stalin Tërnava”.
“Problemi kryesor është diktatura e Naim Tërnavës në BIK prej vitit 2005, Tërnava ka inkurajuar hurhen në Kosovë të radikalëve vehabistë dhe të Vëllazërisë nga Maqedonia”, ka theksuar ai.
Schwartz një gazetar i njohur amerikan më 1997 u bë mysliman hanefi, është autor i shumë librave, në mesin e të cilave edhe disa për shqiptarët. Ai ka botuar studimin “Islami Tjetër” dhe “Dy fytyrat e islamit”. Vepra e tij ”Islami tjetër” ka qenë ndër më të shiturit në Panairin e Librit në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













