Kosova
Scholz, Macron e Meloni, në orën 14 takojnë së pari Kurtin
Mësohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të qëndrojnë në Bruksel, ku do të kenë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se i pari që do të nisë këto takime është kryeministri Albin Kurti. Kurti do të nisë takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Takimet janë paraparë të nisin në orën 14:00. Së pari kryeministri Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, dhe me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka thënë Stano.
Ai ka bërë të ditur se pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nisë takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë.
Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u shpreh se këto takime janë mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Presim që të dyja palët të kthehen dhe t’i përmbushin obligimet e tyre pa vonesa si dhe të angazhohen për shtensionim. Nuk do të ketë takime të nivelit të lartë të dialogut, por vetëm takime individuale me liderë evropianë”, është shprehur Stano.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










