Sport
SC Drita Kosova merr çmimet kryesore nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani
Epiteti i klubit më të mirë i takoi pra SC Drita Kosova Kornwestheim, futbollisti më i mirë i viti u shpall Fatlum Bajrami nga SC Drita Kosova, trajneri më i mirë Safet Muzliukaj po ashtu nga SC Drita Kosova dhe punëtori sportiv i vitit 2017 u shpall Lulzim Maliqi nga FC Kosova München

Klubi shqiptar, SC Drita Kosova Kornwestheim, ka marrë çmimet kryesore nga Federata Futbollit Shqiptar të Gjermanisë.
Klubi më i mirë, futbollisti më i mirë dhe trajneri më i mirë, janë çmimet që edhe për vitin 2017 i takuan klubit SC Drita Kosova Kornwestheim, njofton Federata në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Manifestimin me një telegram urimi e përshëndeti edhe Besnik Miftaraj, konsull i Republikës së Kosovës në Shtutgart.
Ky organizim është mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ) dhe klubit vendës FC Kosova Frankfurt, në fundjavën që lamë pas.
Me këtë rast u zhvillua ndeshja miqësore e futbollit në mes të seleksionit të FFSHGJ-së dhe një seleksioni të futbollistëve shqiptarë nga Holanda, që ishte bërë në saj të angazhimit të Shoqatës Shqiptare “Kosova” në Dordrecht.
Ndeshja që u zhvillua mes këtyre dy seleksioneve, përkundër kohës së ftohtë dhe me shi, u pëlqye mjaft nga shikuesit, si dhe nga strukturat e të dy ekipeve. Ndeshjen e referoi Rexhep Potoku me ndihmën e Albion Bitiqit dhe Arbër Bytyqit. Ndeshja u mbyll me fitoren e ngushtë të seleksionit të FFSHGJ 4:3. Golat i shënuan: Flakron Thaçi, Alvaro Zalla, Ardit Bytyqi dhe Getarb Salihu për FFSHGJ-në, kurse Endrit Voca 2 dhe Rinor Mustafa për seleksionin nga Holanda.
Pas ndeshjes u shtrua një darkë e përbashkët për të dy ekipet, si dhe mysafirët e ftuar. Mysafir special i këtij manifestimi ishte Skënder Selmani, ish-anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e 90-ta, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit Organizativ të FFK-së për zhvillimin e ndeshjeve miqësore në Tetovë dhe në Shqipëri, në hapat e parë të formimit të FFK-së, si dhe ish-donator i një varg manifestimesh sportive në Kosovë dhe jashtë saj.
Ndërkaq manifestimi u mbyll me shpalljen e me të mirëve nga FFSHGJ-ja për vitin 2017. Komisioni për shpalljen e më të mirëve ishte Miftar Dragidella, Arben Berisha e Muhamet Vokrri. Edhe sivjet nuk e pati vështirë ngase të tri shpërblimet kryesore ia ndau klubit SC Drita Kosova Kornwestheim, si fituese e trefishtë radhazi e Kupës së Kosovës në Gjermani.
Kështu epiteti i klubit më të mirë i takoi pra SC Drita Kosova Kornwestheim, futbollisti më i mirë i viti u shpall Fatlum Bajrami nga SC Drita Kosova, trajneri më i mirë Safet Muzliukaj po ashtu nga SC Drita Kosova dhe punëtori sportiv i vitit 2017 u shpall Lulzim Maliqi nga FC Kosova München.
Ndër 10 futbollistët më të mirë të vitit 2017 u gjenden edhe:
- Pjetrush Dushi, FC Kosova München
- Drilon Gervalla, AKV Bardhosh Gërvalla Ludwigsburg
- Frenklin Sefa, FC Kosova Frankfurt
- Fabijan Perdedaj, FC Liria Berlin
- Naim Pajaziti,FC Kastrioti Stukenbrock
- Besar Gjocaj, FC Kosova München
- Bujar Shala, SC Drita Kosova Kornwestheim
- Arian Haxhiu, FC Iliria Rosenheim
- Algos Havolli, DAKV Atdheu Augsburg
Me mirënjohje u nderuan edhe Skënder Selmani, Nexhmedin Bunjaku, Shoqata Shqiptare “Kosova” në Dordrecht të Holandës dhe kryetari i saj Enver Avdija, njofton tutje federata në rrjetet sociale.
Kupat e mirënjohjet i ndanë: Ruzhdi Statovci, kryetar, Enver Muzliukaj, nënkryetar, Miftar Dragidella, menaxher, Mroz Gegaj, Mustafë Bellaina e Arben Berisha, anëtarë të Kryesisë së FFSHGJ, Muhamet Vokrri, kryetrajner FFSHGJ-së dhe Rexhep Potoku, kryetar i Shoqatës së gjyqtarëve të futbollit të FFSHGJ-së.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz