Lajme
SAS parajmëron anulimin e rreth 1600 fluturimeve
Kjo përfaqëson 4% të 39,000 fluturimeve të planifikuara.
Pothuajse 1600 fluturime në të gjithë Evropën do t’i anulojë linja ajrore skandinave (SAS). Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i kompanisë, pas një greve të madhe të pilotëve.
Kjo përfaqëson 4% të 39,000 fluturimeve të planifikuara. “Pasagjerët që kanë kryer rezervime, të prekur tashmë nga vendimi, janë informuar dhe regjistruar për fluturime të tjera”, ka thënë ky zëdhënës, raporton DPA, përcjell Albinfo.ch.
Anulimet u vendosën për shkak të dërgesave të vonuara të avionëve dhe mungesës së stafit, të cilat lidhen gjithashtu me grevën njëjavore të pilotëve që përfundoi në korrik.
Rreth një muaj më parë, linja ajrore ra dakord për një marrëveshje të re kolektive pas negociatave të vështira me pilotët danezë, norvegjezë dhe suedezë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










