Gruaja
Saranda Saiti konkurron për fotomodele në Austri
“Gjithmonë më ka pëlqyer fotografimi. Shumë familjarë dhe shoqe të mia më kanë thënë se del bukur në fotografi. Prandaj edhe e kam provuar, me shpresen se do të fitoj”, ka thënë Saranda për “albinfo.ch”
Gazeta e njohur e Linzit nachrichten.at është në kërkim të modeles më të mirë të Austrisë së Epërme.
Në këtë konkurs që është hapur prej fillimit të muajti tetor është duke marrë pjesë edhe shqiptarja Saranda Saiti. Ajo është 18 vjeçe, me prejardhje nga Presheva por e lindur në Austri.
Dëshira e madhe për t`u bërë fotomodele ka qenë arsyeja që e ka shtyrë Sarandën të sfidojë veten në këtë konurs bukurie.
“Gjithmonë më ka pëlqyer fotografimi. Shumë familjarë dhe shoqe të mia më kanë thënë se del bukur në fotografi. Prandaj edhe e kam provuar, me shpresen se do të fitoj”, ka thënë Saranda për “albinfo.ch”.
Fituesja e këtij konkursi do të shpërblehet me një kontratë njëvjeçare me shtëpinë e modes “Penz” dhe disa kontrata me kompani të tjera në Austri.
“Fituesja do të këtë fatin të fitojë kontrata të ndryshme me kompani dhe shtëpi të modës”, ka thënë ajo.
Konkursi është i hapur deri në mesin e dhjetorit, ndërsa Saranda kërkon që ta votojnë në sajtin e gazetës. “Për të fituar, më duhet përkrahja e publikut, duhet njerëzit të votojnë për mua”, pohon bukuroshja Saiti e cila tregon edhe sajtin ku mund ta votojnë http://www.nachrichten.at/nachrichten/model/Saranda;art167227,1528219
Saranda banon me prindërit e saj dhe dy vëllëzerit, ndërsa është e fejuar me Leutrimin nga Prishtina: “E kam përkrahjen maksmale nga i fejuari im”, thotë bukuroshja shqiptare e cila nga vajzat shqiptare pëlqen Elvana Gjatën dhe Morena Tarakun.
Në të ardhmen ajo shpreson të ketë sukses si fotomodele dhe dëshirë e saj është të ndihmojë fëmijët e varfeë në Kosovë.
A.Gj.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












