Lajme
Saranda, ndër pesë vendet më të preferuar për pushime gjatë shtatorit
Diell, ushqimi i mirë, peizazhe të bukura dhe çmime të përballueshme: Këtu janë renditur pesë destinacione për të shijuar ditët e fundit të stinës së verës, raporton albinfo.at

Shtatori është një nga periudhat më të mira të vitit për të shijuar Mesdheun, kjo për shumë arsye. Pas valës së të nxehtit, temperaturat janë më të rehatshme, por ende është uji i nxehtë për të notuar. Përveç kësaj, vala e madhe turistike ka përfunduar dhe çmimet po bien. Gazeta austriake “heute.at” ka renditur Sarandën në vendin e parë ndër pesë destinacionet që duhet të vizitoni gjatë muajt shtator, përcjell albinfo.at.
1. Saranda, Shqipëri
Saranda është një qytet në jug të Shqipërisë, afër kufirit grek. Gjatë udhëtimit me veturë për në Ksamil, ju vizitoni një fshat simpatik në gadishull, nga disatanca ju mund të shihni ishullin grek të Korfuzit.
Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe veçohet me plazhet e bukura me rërë të bardhë dhe ujin kristal. Afër plazheve, ka shumë bare, restorante dhe madje mund të merrni me qira biçikleta. Nëse vazhdon edhe pakëz nga jugu, mund të vizitoni dy ishuj të vegjël me varkë: Stilitin dhe Tongo
2. Hyeres, Francë
Të martën dhe të shtunën në ishullin Hyères, bëni pazar në tregun e fermerëve në Avenue Gambetta. Më pas mund ta kaloni pasditen në plazh në Pesquiers ose në kripërat e vjetra të Hyères, ku herë pas here mund të dalloni flamingot. Një sugjerim: Patjetër duhet të vizitoni me varkë ishullin Porquerolles.
3. Stamboll, Turqi
Në Stamboll nuk shkohet për t’u çlodhur, thjesht atje shkohet për të përjetuar shumëçka. Këtu udhëtohet për t’u frymëtuar nga ngutja e qytetarëve në qytet si dhe kthimi i vazhdueshëm të anijeve të udhëtarëve dhe mallrave në Bosfor, si dhe për të shëtitur dhe argëtuar. Vetëm pak kilometra larg qendrës, pyjet ofrojnë një oaz të qetë dhe plazhe të gjata, ku ju mund edhe të shijoni ujin dhe notin.
4. Algarve, Portugali
Rajoni Algarve i Portugalisë është i njohur për vijën bregdetare me shkëmbinj të lartë dhe plazhe. Vizitoni fshatrat piktoreske në jug, të cilat janë gjithashtu pika të mrekullueshme banje. Rajoni është mjaft i gjallë dhe i përshtatshëm si për ahengje ashtu edhe për familje.
5.Kalabria, Itali
Pulia dhe Siçilia janë destinacione të njohura në Italinë jugore. Kalabria është më pak e popullarizuar. E megjithatë rajoni meriton të vizitohet! Jo vetëm për kuzhinën e bujshme, por edhe për natyrën e bukur. Plazhet rreth Capo Vaticano janë ndër më të bukurat në Evropë. Ka gjithashtu shumë për të përjetuar kulturalisht në Kalabri.
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme