Lajme
Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur
Kreu i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, ka komentuar një takim të përfaqësuesve opozitarë serbë, të realizuar me të dërguarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Sanduloviq ka thënë se ajo nuk është opozita e vërtetë serbe, por partia e tij që mund ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi dhe mund t’u dalë zot shumë proceseve të tjera.
“Opozita e vërtetë serbe, që është kundërshtare e vërtetë e Aleksandar Vuçiqit tuaj të dashur, e cila do, mundet dhe di ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe Serbisë, e cila me të vërtetë dëshiron ta sjellë Serbinë në BE dhe NATO, e cila do dhe mund ta heqë qafe ndikimin rus dhe kinez në Serbi, është vetëm Partia Republikane me mua në krye”, ka shkruar Sanduloviq.
Ai ia ka përmendur Lajçakut edhe mosreagimin e tij për arrestimin dhe rrahjen që i bëri shërbimi sekret serb – BIA.
“Ju, Miroslav Lajçak heshtët rreth tentimvrasjes ndaj meje nga Vuçiqi juaj i dashur, sikurse edhe opozita e rreme”.
Sanduloviq ka thënë se Lajçak nuk mund të përfaqësojë askënd, ngase sipas tij, politika e Lajçak-ut në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi ka pësuar një fiasko politike dhe njerëzore.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











