Lajme
Samsung ndalon shitjet në Rusi
Samsung ka njoftuar se po pezullon dërgesat e produkteve në Rusi, pas pushtimit të Ukrainës, raportoi Bloomberg.
Në një deklaratë dërguar mediave, kompania thotë: “Ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.
Firma jug-koreane po u bashkohet kompanive të tjera të mëdha, si Apple, Nike dhe IKEA, duke ndaluar shitjet dhe shërbimet në Rusi.
Një burim i tha Bloomberg se kjo do të prekë të gjitha produktet e Samsung, nga çipat te telefonat e avancuar dhe pajisjet elektronike të konsumit.
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe prioriteti ynë është garantojmë sigurinë e të gjithë punonjësve tanë dhe familjeve të tyre”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










