Lajme
Salzburg: Dënohen 7 të rinj për plagosjen me rrezik jete të kosovarit
Të pandehurit janë: dy serbë, një boshnjak, një turk, një slloven dhe dy austriakë me prejardhje migrimi
Procesi gjyqësor kundër një bande të rinjsh prej shtatë anëtarësh përfundoi të premten në Gjykatën e Landit të Salzburgut. Djemtë, të moshës 15 deri në 19 vjeç, akuzoheshin se kanë rrahur një kosovar 22-vjeçar në stacionin e trenit Bischofshofen më 23 qershor 2024.
Ai është rrëzuar përtokë dhe ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën, transmeton albinfo.at. Akuza ishte plagosje e rëndë me dashje me pasoja të qëndrueshme. Të pandehurit u dënuan me burgim nga një vit me kusht deri në tre vjet pjesërisht me kusht.
Viktima ishte tashmë i shtrirë në tokë pa ndjenja, por të rinjtë kanë vazhduar ta godasin me grushte 22-vjeçarin, tha prokurori në nisje të gjykimit të hënën.
Dy ditë në gjendje kome
Viktima ka pësuar një dëmtim të rëndë traumatik të trurit me gjakderdhje dhe një frakturë të hapur të bazës së kafkës, përcjell albinfo.ch. Kosovarit iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent, shkruan kurier.at. Ai ishte në koma të induktuar për dy ditë.
Të pandehurit, të cilët nuk kishin ndonjë precedent penal, që të gjithë jetojnë në Pongau, janë dy serbë, një boshnjak, një turk, një slloven dhe dy austriakë me prejardhje migrimi.
Tre të pandehur u deklaruan të pafajshëm. Të pandehurit e tjerë kanë pranuar se kanë shkaktuar lëndime normale trupore. Disa avokatë mbrojtës kritikuan se hetimi ishte i njëanshëm. Ata i cilësuan akuzat e prokurorisë si të tepruara.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











