Literaturë
“Salloni i librit në kështjellë”: 33 autorë, prej tyre 3 shqiptarë
Autorët shqiptarë që do të prezantojnë librat e tyre në panair janë: Shemsi Makolli, Besnik Camaj dhe Ilir Xheladini
Të shtunën, më 11 qershor, shtëpia botuese i-liredition organizon edicionin e parë të panairit të librit «Salon du livre au château» në oborrin e kështjellës në Cressier Neuchâtel. Të pranishëm do të jenë 33 autorë, ndër të cilët 3 janë nga Kosova. Këtë njoftim për albinfo.ch e jep Ilir Xheladini, themelues dhe pronar i shtëpisë së përmendur botuese.
Ai tregon tutje se autorët shqiptarë që do të prezantojnë librat e tyre në panair janë: Shemsi Makolli, Besnik Camaj dhe Ilir Xheladini.
Kështu, Shemsi Makolli do të prezantojë librin e tij të sapobotuar «Déesses profanées» që është një elegji për femrat e dhunuara në Kosovë, ndërsa Besnik Camaj vjen me librat e tij «Strehë dashnie» dhe «Rrugës jam».
Ilir Xheladini prezantohet me librin e ri për fëmijë «Le jugement de la mer» dhe romanin «Le carrefour des destins», ku trajtohen fatet e 4 personave, jetët e të cilëve marrin kahje të ndryshme pas takimit të tyre.
Me një program të ngjeshur, panairi zgjat nga ora 09 deri në 17, njofton albinfo.ch. Përpos takimit me autorë dhe dedikim të librave, në program ka edhe konferencë me autorë, lexim teksti të pabotuar, aktivitete për fëmijë – tregime, vizatime e ngjyrosje me ilustrues, prezantim të librave të sapobotuar si dhe ekspozitë e përgatitur nga arkeologu Fabian Langenegger.
Për vizitorët më kuriozë mund të gjenden edhe libra në gjuhën shqipe nga autorët tanë.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja













