Lajme

Sallaj dëshiron të perballet me Shqipërinë kundër Zvicrës

Mbrojtësi kosovar Agonit Sallaj edhe pse luan në Zvicër ka shprehur dëshirën të luajë për Përfaqësuesen e Shqipërisë kundër Zvicrës në ndeshjet eliminatore për Botërorin 2014.

Sallaj 19-vjeçar, luan në Kategorinë e dytë të Zvicrës për skuadrën Biel-Bienne, dhe ka një ndeshje të zhvilluar me Shqipërinë në miqësoren me Argjentinën e realizuar në fund të qershorit.

“Unë ëndërroj të përballem me Shqipërinë kundër Zvicrës”, ka deklaruar  Sallaj, transmeton portali “Journaldujura.ch”.

Nga ana tjetër,  Shqipëria e Zvicra gjenden në Grupin E të eliminatoreve për botërorin “Brazil 2014” së bashku me Slloveninë, Norvegjinë, Qipron e Islandën