E-Diaspora
Saimir Pirgu, më 3 shkurt me “Rigoletto-n” në Operën e Cyrihut
Publiku i Zvicrës, atë e njeh edhe nga dy shfaqjet jokonvencionale: "Boheme" të realizuar në ambientin e shtëpive të në një lagje banimi të Bernës dhe "La Traviata", në Stacionin Hekurudhor të Cyrihut
Më 3 shkurt në Shtëpinë e Operës në Cyrih do të shfaqet premiera e operës së njohur “Rigoletto”, të Verdit, në të cilën tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu luan rolin kryesor, atë të Dukës së Mantovës.
Opera “Rifoletto” konsiderohet ndër më të njohurat dhe njëherësh më të vështirat në literaturën muzikore votërore.
I lindur në Elbasan në vitin 1981, Pirgu fillimisht do të mësonte për violinë. Vetëm pastaj te ai u zbulua talenti i rrallë i këngëtarit lirik. Kështu, ai do të mbarojë studimet për kanto në konservatorin e Tiranës dhe në atë të Bolzanos, Itali.
Në një moshë shumë të re, Saimir Pirgu do të fitojë çmime nga më të lartat që jepen në botën e operës. Vendi i parë në konkursin “Caruso” dhe në atë “Titto Schipa” në vitin 2002, Medalja Eberhard-Waechter për rolin e Memorinos më operën “Elixir d`amour” të Donizetti-t në Operën Shtetërore të Vjenës, janë vetëm disa prej tyre.
Ndërsa vlerësime nga më të rrallat ai do të marrë nga doajeni tashmë i ndjerë i operës, Luciano Pavarotti.
Deri më tash ka luajtur në një numër të madh të veprave klasike të operës botërore dhe ka shkelur në shumicën e teatrove më të njohura të operës në botë duke merituar vlerësimin më të lartë të skenave prestigjioze si Vjena, Madridi, Strasburgu, Cyrihu, Londra, Bilbao, Munihu, Berlini etj.
Publiku i Zvicrës, veç nga shfaqjet në shtëpitë e operës në Cyrih e në Lozanë, Saimir Pirgun e njeh nga dy shfaqjet jokonvencionale të operës, në të cilat ai ka pasur rolet kryesore. Bëhet fjalë për operën “Boheme” të realizuar në ambientin e ndërtesave të vjetra të në një lagje banimi të Bernës dhe “La Traviata”, në Stacionin Hekurudhor të Cyrihut.
Pirgu është mjaft i pranishëm edhe në skenën muzikore të Shqipërisë, gjegjësisht në Tranë, ku merr pjesë në aktivitete të ndryshme artistike si i ftuar nderi.
Në operën “Rigoletto” të realizuar në Opernhaus të Cyrihut, rolet tjera, krahas Pirgut janë: Gilda, që luhet nga Aleksandra Kurzak, Rigoletto nga Quinn Kelsey etj., ndërsa drejtues muzikor është Fabio Luisi.
Shfaqja e operës “Rigoletto” në Opernhaus të Cyrihut, jepet më 3 shkurt 2013, me fillim në orën 19.00. Ajo zgjat, përfshirë pauzën, 2 orë e 45 minuta.
Pas premierës, reprizat e operës “Rigoletto” do të shfaqen edhe më 5, 8, 10 13, 17, 26 shkurt etj. (B.SH.)
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













