Sport
Sadiku i jashtëzakonshëm, tre gola në katër ndeshje
Sulmuesi Armando Sadiku po shkëlqen për Luganon dhe ia siguroi tri pikë skuadrës së tij në fitoren ndaj St. Gallenit në udhëtim. Ky ishte goli i tretë për të për Luganon këtë sezon
https://www.youtube.com/watch?v=r_Qpre1dMoc
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku po vazhdon me formën shumë të mirë në Lugano, shkruan albinfo.ch.
Sadiku ka shënuar një tjetër gol, këtë herë ndaj St. Gallenit në udhëtim në fitoren 0:1.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të të Superligën e Zvicrës dhe pas kësaj fitore skuadra e Sadikut e drejtuar nga Paolo Tramezzanit renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë, vetëm një më pak se St. Gallen në pozitën e pestë.
Ky ishte goli i tretë i Sadikut në kampionat. Goli i fundit ishte i mrekullueshëm duke shënuar një super gol nga rreth 20 metra.
Sadiku është i huazuar nga Zurich dhe po shkëlqen në Superligën zvicerane.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










