Futboll
Sadiku: Dua të rikthehem në nivelet më të larta
Armando Sadiku edhe zyrtarisht u rikthye te Lugano, aty ku beson se do të rikthehet sërish në formën e dikurshme.
Sulmuesi kuqezi edhe dy herë më parë ishte pjesë e kësaj skuadre, ku ishte dalluar me golat e tij.
Në një intervistë për mediat zvicerane, sulmuesi shqiptar ka treguar pse u rikthyer në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
“Këtu i njoh të gjithë djemtë dhe është një atmosferë shumë e bukur. Nuk jam ende në 100% tim, por kemi edhe dy javë deri në ndeshjen e parë me Thunin”, theksoi Sadiku.
Ai u largua nga Levante ku kishte pak minuta dhe pësoi një lëndim të rëndë. “Është e rëndësishme të stërvitemi mirë dhe të jemi gati për takimin e parë”, shtoi tutje Sadiku.
Megjithatë, ai ka një qëllim. “Ata që më njohin, e dinë se sa ambicioz jam dhe se jap më të mirën në fushë. Dua të rikthehem në nivelet më të larta. Dy vite më parë, isha këtu tek Lugano dhe bëmë histori duke u kualifikuar në Ligën e Evropës. Besoj tek ky objektiv i klubit, sepse jemi edhe në Kupë”, deklaroi Sadiku.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












